Përjetoni një verë të magjishme me “Winx Club” në KIDS

Programe

Nëse je fëmijë i viteve 2000’-2010’ atëhere është e sigurt që i njeh zanat magjike të serialit Winx Club.

Emri Winx u vendos nga “wings” (nga anglishtja – krahë), ndësa “x” u vendos për të imituar formën dhe tingullin e krahëve

Çdo zanë e arrin transformimin e saj kur është koha ideale. Magjia e zanave është një forcë e lindur dhe shfaqet përmes një përpjekjeje vullneti. Shpesh transformimi i parë ndodh gjatë një paniku ose betejeve me armiqtë që duan të shkatërrojnë botën e tyre të magjishme.

Bëhuni gati për një sezon veror të magjishëm me maratonën e “Winx Club”, ku do të ndiqni tetë sezone çdo ditë në orën 18:30 në KIDS!