Pranvera në Tring nis me ndryshime si asnjëherë më parë!

Programe

pranveratring

Pranvera është gjuha e natyrës që thotë: edhe njëherë. Por, në Tring, këtë pranvere ne themi: si asnjëherë. Tring vjen me ndryshime në programet e kanaleve Dokumentarë, Seriale dhe Kinema!

Tring History, përveç dokumentarëve, fillon të sjellë në mbrëmje edhe serialin historik, për emocione të paprovuara më parë nga audienca e këtij kanali.

Tring Super, kanali i premierave, vjen me prodhimet me të mira të Kinemasë të të gjtha zhanreve, tashmë në formatin e preferuar High-Definition.

JollyHD,do të jetë kanali i vetëm i dedikuar serialeve dhe mini-serive. Seriale dramatike, epike, komedi, triller nga e gjithë bota. Me një premierë çdo mbremje, dopio takime dhe episode pa pushim.

Kanali i telenovelave 3 Plus shton premierat e tij tashmë në çdo fundjavë.

Pranvera u rikthye … edhe njehere.
Por në Tring me ndryshime… si asnjëherë!