Rezervoni mbrëmjet e së enjtes në Jolly HD – Vjen seriali turk

Programe

Nga 4 korriku, çdo të enjte, në ekranin e Jolly HD do të mund të ndiqni Halka, serialin e suksesshëm truk. Titujt e përzgjedhur me shumë kujdes dhe fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare të cilët kanë shënuar një numër rekord shikueshmërie tashmë mund ti ndiqni në ekranin e Tring.

Dy të rinj që vijnë nga vende të ndryshme qëndrojnë krah për krah dhe luftojnë kundër një komploti. Gjatë përpjekejeve për të sulmuar mafian ata përballen me Halkën, një rrjet kriminal i njohur me tre simbolet unazore, fytyrën e tmerrshme të së cilës ata ende nuk e dinë. Kaan dhe Cihangir luftojnë me organizatën pa e kuptuar se ata janë vete viktima të Halka.

Me një kast aktorësh të zgjedhur rikthen në TRING Serkan Çayoglu (Stina e qershive ), Hande Ercel (Perla e zëzë), Nazan Kesal (Zonja Fazilet dhe të bijat) dhe Ahmet Mümtaz Taylan (Flakë pasioni) vjen:

HALKA, në kërkim të së vërtetës,është seriali televiziv më i fundit që pritet të startoj prej 4 korrikut çdo të enjte ora 21:00 në JOLLY HD 2 episode premiere.