Rivaliteti “Stallone vs Schwarzenegger” në Tring Collection

Programe

Asnjë hero i filmave aksion nuk është më ikonik dhe legjendar sa Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone. Po cili është më i miri?

Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 1977, një projekt i ri dhe i vogël shokoi industrinë e filmave duke fituar çmimin “Fotografia më e mirë”. Rocky bëri bujë dhe një sukses të paparë duke u nominuar për 10 çmime Oscar përfshirë, “Regjisori më i mirë”, “Fotografia më e mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”etj. 3 nga këto çmime u fituan atë natë dhe ylli i filmave Sylvester Stallone mori një tjetër shkëlqim.

Gjithashtu në 1977, një film i llojit dokumentar, Pumping Iron nxorri në skenë një figurë të re Arnold Schwarzenegger, i cili ishte në kulmin e karrierës së tij të bodybuilding. Schwarzenegger tashmë kishte filluar të punonte në filma, por vetëm në vitin 1982 ai mori rolin e tij të parë të rëndëishëm (si Conan the Barbarian). Që atëherë e tutje, Schwarzenegger dhe Stallone do të kalonin pjesën tjetër të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 duke luftuar për të parë se kush ishte heroi më i madh i filmit aksion.

Po sipas jush cili është heroi legjendar i filmave aksion?

Ndiqni filmat hit të dy legjendave në Tring Collection nga data 24 deri në 27 Dhjetor!

 

Silvester Stallone 

UNE TE SHOH TY (2002)

RAMBO (1982)

RAMBO 2: HAKMARRJA (1985)

RAMBO 3 – RAMBO 3

RAMBO: MISIONI I FUNDIT (2019)

KURTH NE TUNEL (1996)

PLANI I ARRATISJES (2013)

LIGJI JAM UNE (1995)

GJUETI VDEKJEPRURESE (1993)

NEN MBIKQYRJE TE VECANTE (1989)

ROKI (1976)

ROKI 3 (1982)

ROKI 4 (1985)

ROKI BALBOA (2006)

 

Arnold Schwarzenegger

DUAM TE VRASIM GUNTHER (2017)

TERMINATORI (1984)

GRABITQARI (1987)

AKT FORCE (1990)

IDENTITET TRESH (1986)

BINJAKET (1988)

PREMTIMI ESHTE PREMTIM (1996)

LIKUJDUESI (2013)

DITE TE NUMERUARA (1999)

GENJESHTRA TE RREZIKSHME (1994)

SABOTAZHI (2014)

TERMINATOR – NJE SHPRESE E RE (2019)

TERMINATOR 2: DITA E GJYKIMIT (1991)