Seriali më i ri që do t’iu mbajë të mbërthyer pas ekranit:’Një puthje në errësirë’!

Programe

fllonerkci.jpg
“Një puthje në errësirë” ka protagonistë Sanemin dhe Xhanin. Ajo është një vajzë ëndërrimtare nga një lagje modeste e Stambollit, e cila gjendet përballë presionit të vazhdueshëm të familjes dhe fillon punë në një agjenci publicitare, ku prej kohësh punon edhe e motra, Lejla. Xhani është një fotograf me famë botërore, i cili sapo ka marrë në ngarkim agjencinë dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me të vëllain, Emrenë, për drejtimin e saj. Me ardhjen e Sanemit, jeta e dy vëllezërve do të ndryshojë përgjithmonë.

55698679 2225494514162824 4570717785679724544 n

Demet Özdemir lindi më 26 shkurt 1992. Ajo është aktore dhe balerinë turke. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte shumë e vogël dhe për këtë arsye ajo u transferua me mamanë e saj në Turqi.Pasi mori pjesë në grupin e kërcimit të këngëtares Begyn, ajo filloi të kërcente si nxitëse tifozësh. Më pas, mori pjesë në klipin e Mustafa Sandal. Në 2013, pati eksperiencën e parë në Fox TV, duke punuar me Esra Ronabar, Murat Han dhe Ekin Koç. Në aktrim ajo u bë pjesë me role të ndryshme, ku mund të përmendim rolin e Ajlës në serialin “Kurti dhe Shura” apo “Demet” në filmin “Tut Sözünü”.Për publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e Asllës në serialin “Ëndërr luleshtrydhesh” i cili është transmetuar në Tring.Në serialin “Një puthje në errësirë” Özdemir është protagoniste dhe aktron krah aktorit Can Yaman. Nuk ishin të pakta aludimet për një lidhje të re midis dy aktorëvem megjithatë, mbeten në kuadrin e thashemeve pasi Can dhe Demet i kanë mohuar këto zëra

56276098 743662762785712 8946071184240279552 n

Can Yaman ka lindur më 8 nëntor 1989 në Stamboll. Ai ishte një nga studentët më të mirë në shkollën e tij. Pas përfundimit të gjimnazit shkoi në SHBA për studime dhe në vitin 2012 u diplomua në Departamentin e Juridikut në Universitetin Yeditepe. Can mori disa leksioni aktrimi për kënaqësi por më pas rezultuan shumë të suksesshme. Ai ka interpretuar në disa seriale si “Gönül İşleri” (roli i Bedir), së bashku me aktoret më të famshme, si Selma Ergec apo Sinem Kobal. Can njihet për serialet e suksesshme të cilët i kemi ndjekur edhe në Tring si “Pavarësisht dashurisë”, “Hëna e plotë” dhe tashmë edhe “Një puthje në errësirë”.Të gjitha mediat kanë shkruar se Can Yaman ka prejardhje shqiptare, por në një intervistë të dhënë për televizionin NTV, 29-vjeçari i përgjigjet pyetjes së gazetares për origjinën e tij. Ai pohon se e ka prejardhjen shqiptare, pasi që gjyshen e ka shqiptare e ardhur në Turqi nga Maqedonia. “Po gjyshja ime nga babai ka lindur në Shkup të Maqedonisë, ndërsa gjyshi në Prishtinë. Pra jam nga troje shqiptare. Unë natyrisht kam lindur në Stamboll” – tha ai.Së fundi, aktori me origjinë shqiptare Can Yaman fitoi në Turqi çmimin “Aktori i Vitit” pas disa roleve të suksesshme, dhe veçanërisht rolin në serialin e “Një puthje në errësirë”.Aktori 29-vjeçar mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një ngjarje e mbajtur në Stamboll.

53865560 873161556409187 6949153988533026816 n

Öznur Serçeler ka lindur më 1 janar 1987 në Kayseri, Turqi. Ajo ka studiuar muzikë ku në vitin 2001 ka qenë pjesë e universitetit konservator në Mersin. Pas kësaj, ajo vazhdoi arsimin e saj në universitetin e muzikës në Bilkent dhe në vitin 2003 studioi në Fakultetin të Arteve. Në vitin 2007 ajo mori pjesë në projektin e quajtur Orkestra Rinore Botërore dhe u bashkua me koncerte në Berlin, Kasel dhe Bodrum. Po në këtë vit, Öznur u bë pjesë e Elite Model Look, duke marrë kështu një hap tjetër në karrierën e saj.Debutimi i saj profesional në aktrim ndodhi përgjatë vitit 2014 me Askin Kanunu. Serialet e saj më të fundit (“Hëna e plotë” në 2017 dhe “Një puthje në errësirë” në 2018) kanë qenë të dy shumë të sukseshëm. Në të dy serialet ajo aktron përkrah aktorit Can Yaman.Biondja sybojëqielli konsiderohet si një ndër aktoret më të sukseshme në Turqi dhe ka një account në Instagram ku numëron rreth 1.1 mln followers. Prej vitesh ajo ndodhet në një lidhje dashurie me Yigit Guven.