Shopping pa kufi – Rikthehet Shopping Night, nxitoni të aplikoni

Programe

999

Pas suksesit të tij me sezonin e parë, formati i njohur ndërkombëtar “Shopping Night” do të vije së shpejti në kanalin tematik Living HD, të platformës Tring.

Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël. Në çdo episod, tre konkurrentë do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregtare për këtë sezon është TEG. Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës, do të shpallet ylli i Shopping Night.

Xhani Shqerra, një emër i njohur për publikun në fushën e televizionit, modës dhe dizajnit, është përkujdesur personalisht për autorësinë e këtij game show, bazuar në stil e spektakël. Moderatori i My Living do të jetë mikpritësi i konkurrentëve për t’i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet së bashku me dy personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e modës.

Nëse doni të bëheni pjesë e këtij spektakli të bukur e plot shkëlqim, aplikoni në info@tring.tv ose telefononi në 044 800 008.

Shopping night Banner4