“Të vërtetat e pathëna”, seriali më i kërkuar në Google për 2020 vjen në Tring

Programe

“Të vërtetat e pathëna” është një mini serial i zhanrit mister, psikologjik dhe thriller i bazuar në novelën “You should have know” i Jean Hanff Korelitz i 2014. Aktorë kryesorë të këtij mini seriali janë Nicole Kidman dhe Hugh Grant.

Ishte i pari serial i cili pati rritje të shikueshmërisë për cdo javë që transmetohej,
duke thyer gjithashtu edhe një rekord të “Game of Thrones”.

Historia flet për Grace dhe Jonathan, një cift me një jetë të qetë dhe të pasur në New York, jeta e të cilëve kthehet përmbys pasi ajo dhe familja e saj përfshihen në një cështje vrasjeje. E gjendur në mes të një skandali publik që sa vjen e zmadhohet ajo do të duhet të shkatërrojë jetën e saj dhe të krijojë një të re.

“Të vërtetat e pathëna” është shpallur seriali më i kërkuar i vitit 2020 në Google.
Gjithashtu ka pasur edhe kritika të tjera si:

– Në Rotten Tomatoes ky mini serial ka marrë një vlerësim prej 7.13/10.

– Përzgjedhja e aktorëve kryesorë i ka shtuar edhe një vlerë më të madhe këtij seriali.

– “Më në fund një serial ndryshe nga të tjerët. I prodhuar mirë, aktrim shumë i mirë dhe një vijë historike e mrekullueshme.”

– “Ky serial ka treguar që Hugh Grant nuk është një aktor i thjeshtë. Ai arriti të hiqte theksin e tij anglez dhe të sillte një performancë shumë të mirë. Eshtë një serial që ja vlen të shihet.”

– “Një skenar jashtëzakonisht i bukur, një histori e cila ndërthur krimin, misterin dhe biznesin. Nicole Kidman, Hugh Grant, Lily Rabe dhe Edgar Ramirez janë të shkëlqyer. Shpresoj ta shijoni edhe ju aq sa unë.”

– “Eshtë një serial për të gjithë personat të cilët dëshirojnë ti zgjidhin vetë misteret.
Unë së bashku me tim shoq i kemi riparë 3 episodet e parë në mënyrë që të mund të gjenim të dhëna të tjera për të zgjidhur cështjen. Përmban një kast aktorësh vërtetë të talentuar.

– “Thjesht wow. Të mban lidhur që nga fillimi i episodit deri në fund. Eshtë e habitshme se si një episod mund të të përcjellë kaq shume emocione të ndryshme.”

Ndiqni çdo të mërkurë dy episode, ora 21:45 në JollyHD!