Tring hap dyert për të gjithë talentet, bëhuni pjesë e këtij emisioni!

Programe

Emisioni “Play” është ai të cilin e ndiqni çdo të premte ora 19:00 në Kids! Aty marrin pjesë 2 shkolla, të ndara në skuadrën e verdhë dhe të kuqe, me nga 5 antarë secila. Fituese është skuadra që fiton më shumë lojëra dhe sfida!

Fitues mund të jetë gjithashtu edhe çdo shikues nga shtëpia! Keni një talent dhe doni ta shfaqni atë përpara një publiku? PLAY hap dyert për të gjithë ju! Mjafton të dërgoni një video tuajën në whatsapp në numrin: 068 60 88 490 dhe bëni përgatitjet për të dalë në skenën më të ndjekur për fëmijë, atë në “PLAY”!