Tring plotëson dëshirën e fansave mbi serialin “Dashuri me Qira”

Programe

gtret

Ka përfunduar mbrëmjen e djeshme seriali “Dashuri me Qira”, një nga serialet më ndjekur në vend. Kanë qenë të shumtë fansat të cilët mezi kanë pritur finalizimin e dashurisë së Omer dhe Defne, megjithatë nga ana tjetër ata janë të bindur që tashmë që seriali mbaroi do t’i ndjejnë mungesën personazheve të tyre të dashur.

Ndaj, Tring ka vendosur që të plotësojë dëshirën e të gjithë atyre që na kanë shkruar në rrjetet tona sociale mbi transmetimin edhe njëherë të episodit të fundit të “Dashuri me Qira”. Kështu, ju njoftojmë se sot në mbremje të gjithë ata që e humbën episodin final por edhe ata që duan ta shohin atë sërisht, do të mund ta ndjekin në orën 21:00 në ekranin e 3Plus!

Gjithashtu, nga e hëna do të nis në Tring në tjetër serial po aq argëtues sa “Dashuri me Qira”. Defne dhe Omer do t’i lënë vendin Hayat dhe Murat në serialin “Jetë, Dashuria nuk do fjalë”!

Serialet119