Zbuloni cilë janë konkurrentët e puntatës së sotme të “Përgjigju, gatuaj, fito”

Programe

pergjgiju

Vjen sot në ekranin e Tring quiz-show i vetëm në ekranet shqiptare “Përgjigju, gatuaj, fito”. Si çdo javë, tre konkurrentë VIP do të përballen me një sfidë të dyfishtë: të gatuajnë sa më mirë dhe t’i përgjigjen saktë pyetjeve mbi kuzhinën. Juria e përbërë nga Linda Fishta, Eraldo Rexho dhe Florian Agalliu do t’i vlerësojë për të shpallur vetëm një fitues. Në puntatën e sotme të ftuarit VIP janë Niko Komani, Sara Kolami dhe Eliona Pitarka. Nëse keni humbur puntatën e javës së kaluar të “Përgjigju, gatuaj, fito” mund ta shihni atë këtu. Ju rikujtojmë gjithashtu takimin e sotëm në orën 20:30 në Living!