10 fakte interesante që nuk i kishit lexuar më përpara rreth internetit!

Teknologji

1- Interneti është më i vjetër se sa mendoni ju

Idea e datimit të internetit është rreth viteve 1900 duke marrë parasysh kalimin e informacioneve përmes teknologjive nga shkencëtarë, inxhinierë etj. Por rreth viteve 1960 J.C.R. Licklider nga MIT mendoi për “Intergalactic Network” për kompjuterët. Më pas, u krijuar ARPANET ( Advanced Research Projects Agency Network ), i cili ishte instanca e parë e një sistemi funksional.

2- Interneti ka më shumë përdorues se një shtet i vogël mund të ketë banorë

Sipas ICT, në botë ka rreth 3.2 bilion përdorues të internetit. Nga ana tjetër ka rreth 4 bilion përdorues të cilët janë offline, por numri i online vazhdon e rritet.

3- E mbani mend World Wide Web?

Në 1989 Tim Berners-Lee krijoi World Wide Web ( www ), ndryshe e quajtur edhe The Web. Tim shkroi websiten e parë në 1990. Faqe si Facebook ose Google nuk do të ishin ekzistente në ditët e sotme nëse nuk do të ishte krijuar idea e kodit.

4- Facebook nuk ishte rrjeti i parë social

SixDegrees.com ishte ndër rrjetet e para sociale në dispozicion për publikun. U krijua në vitin 1997 dhe zgjati deri në vitin 1999. Ishte hera e parë që përdoruesit mund të ngarkonin foto dhe informacione të cilat mund të shpërndaheshin brenda për brenda një network-u të vogël me interesa të përbashkëta.

5- Hacking

Afërsisht, rreth 30’000 website hack-erohen përditë. Por fjala hacking ka ndryshuar me kalimin e viteve. Sot, hack ka të bëjë edhe me lajme të cilat nuk janë të vërteta ose edhe ndryshime të dokumentave të ndryshme dixhitale.

6- Fjala Wi-fi është krijuar nga një kompani marketingu ( por nuk ka asnjë kuptim )

Në 1999, kompania Interbrand krijoi fjalën Wi-fi për të marketuar një shërbim inovativ. Por vet fjala nuk ka ndonjë kuptim specifik.

7- Çdo vit, ne po shpenzojmë më shumë kohë online

Sipas studimeve, të rriturit shpenzojnë rreth 5.9 orë në ditë online.

8- Google është website më i vizituar në internet

Me aq shume website sa ndodhen në internet, Google kryeson në numrin e klikimeve sipas Alexa, duke qenë website më i vizituar në botë.

9- email i parë është dërguar në vitet 1960

Një formë bazike e email është krijuar dhe dërguar rreth viteve 1960, falë sistemit ARPANET.

10- Rreth 300 orë video ngarkohen çdo minutë në Youtube

Youtube u krijua në 2005 dhe shumë shpejt u bë ndër websitet më popullor.