Detaje nga lancimi i Samsung Pay Cash

Teknologji

Gjiganti i teknologjisë mobile, Samsung në partneritet me MasterCard dhe Netspend lancoi kartën më të re virtuale të njohur si Samsung Pay Cash. Pay Cash është i diponueshëm brenda aplikacionit Samsung Pay dhe fokusohet në menaxhimin e buxhet dhe pagesave. Si Samsung Pay, Samsung Pay Cash punon kudo ku Samsung Pay dhe Mastercard pranohet për të kryer pagesa. Llogaria virtuale e Samsung Pay Cash lejon përdoruesit të shtojnë para dhe blejnë në dyqane dhe online nga vetë aplikacioni i Samsung Pay.

Ky shërbim është i mbrojtur nga Samsung Knox dhe shërbimeve të Mastercard, i cili lejon përdoruesit të përdorin kartën pa qenë nevoja e përdorimit të numrit të kartës 16 shifror. Pay Cash gjithashtu ndihmon përdoruesit të bëjnë një plan për shpenzimet e tyre. Nëse blen duke përdoruru Samsung Pay Cash, do të marrësh pikë të cilat mund të përdoren për produketet e Samsung dhe cmime të tjera. Për të gjithë ata që nuk janë familjarë, Samsung Pay është një feature ku instrumentat e pagesës si kartat e kredit, kartat e debit, portofolët dixhital dhe identet UPI mund të ruhen dixhitalisht. Konsumatori mundet më pas të bëjë blerje dukë përdorur teknologjinë MST, cila minimizon përdorimin e kartës në cdo terminal të pikave të shitjeve.