Instagram sapo i dha një goditje të rëndë Snapchat

Teknologji

sccsd

Instagram vazhdon të ndryshojë dhe tashmë risia më e fundit është Instagram Stories.

Një opsion që deri më tani e kishte vetëm aplikacioni Snapchat, por që sipas drejtuesit Kevin Systrom ia vlente ta përshtasnin edhe për perdoruesit e Instagram. Ikona e ‘Instagram Stories’ do të gjendet mbi atë të ‘News Feed’, dhe do të na lejojë neve që të ndajmë momente me miqtë tanë vetëm për 24 orë. Sa i përket komenteve ato do të jenë të mundura por vetëm në mënyrë private. Sipas Kevin, Snapchat ka bërë një punë të mrekullueshme me opsionet që ka nxjerre deri më sot ndaj dhe ka shprehur respektin më të madh ndaj krijuesve të tij!