Ja si do të duket Samsung Galaxy S10!

Teknologji

Jemi vetëm disa muaj larg nga lançimi i një smartphone-i të ri nga Samsung, dhe pikërisht S10, por zhurmat kanë filluar që tani. Evan Blass, ka zbuluar së fundmi në Twitter një foto nga modeli i ri Galaxy S10. Sipas Blass, ky model do të njihet si “Beyond 1” dhe siç e shihni ai ka të njëjtat tipare si Apple dhe disa opsione nga modelet e vjetra Android gjatë viteve të kaluara. Një nga tiparet më të veçanta është madhësia e lenteve të kameras, në anën e djathtë të ekranit.

samsung s10 2

Telefoni duket të jetë brenda një kase, por butonat e volumit dhe rrjeshimisht një buton i dedikuar Bixby dallohen në anën e majtë të telefonit. Blass, pas postimit të fotos me anë të një tweet tjetër tregoi se S10 do të karikohet me wireless, por dhe do të shërbejë si një pllakë karikimi për pajisjet e tjera, si një orë inteligjente apo një telefon tjetër. Megjithatë Samsung ende nuk ka publikuar pamje zyrtare të smartphone-it. Sipas një raporti, Galaxy S10 mund të ketë gjashtë kamera, suport 5G, dhe një ekran që sfidon Note 9.