Kjo është pajisja e cila po i çmend të gjithë

Teknologji

hjdfhjfdj

Një nga pajisjet më të kërkuara të momentit është padyshim kjo lodër e cila po çmend të gjithë fëmijët. Ajo njihet si “Fidget spinners” dhe përbëhen nga një material metalik dhe disa fletë që rrotullohen rretj tij.

Ka mënyra të ndryshme si mund të luhet me këtë lodër të vogël dhe pikërisht ky fakt i ka bërë fëmijët më të tërhequr nga ai. Megjithatë, në disa vende të botës janë marrë masa kundër kësaj pajisje për të mos u lejuar brenda ambienteve të shkollës. Kjo ka ndodhur sepse nxënësit nuk përqëndroheshin në mësim.

Qëllimi i krijimit të kësaj pajisje në fakt është e kundërta. Mendohet se ajo mund të rritë përqëndrimin tek personat me këto probleme të autizmit apo ankthit, megjithatë nuk është e provuar shkencërisht.