Më në fund! Më shumë jetëgjatësi për smartfonët, zbulimi ekspertëve…

Teknologji

Tashmë jemi në epokën e teknologjisë dhe pse jo të varur nga telefonët që na shoqërojnë në çdo kohë. Ne do të donim që smartfonët të jenë më jetëgjatë dhe të mos i rikthehemi herë pas here rregullimit të defekteve. Dhe një gjë të tillë synon ta realizojë një micro-switch i ri i dizejnuar për komunikimet wireless. Një pajisje e tillë është krijuar në SHBA nga studiuesit e Universitetit Binghamton dhe Universiteti i New York. Pas disa provave, rezultati tregoi se pajisja mund të aplikohet edhe në linjat elektrike për t’i bërë ato më të sigurta.”Të gjithë smartfonët përdorin ndërmjetës Mems ose sisteme mikroelektromekanike “që zakonisht kanë dy elektroda”, shprehet një nga inxhinierët në Universitetin Binghamton.

download 1
“Këta ndërmjetës, sisteme hapen dhe mbyllen disa herë çdo orë, por kohëzgjatja e tyre është e kufizuar”. Kur të dy elektrodat vijnë në kontakt të përsëritur, në fakt mund të ndodhë që sipërfaqja e elektrodës bazë të jetë e dëmtuar dhe se i gjithë mikroskopi duhet të zëvendësohet. Dhe për të shmangur këtë problem, hulumtuesit amerikanë kanë krijuar një pajisja me tre elektroda poshtë dhe një paralele: të dy elektrodat në të majtë dhe të djathtë janë të ngarkuar, ndërsa elektrodat qendrore dhe ato mbivendosëse janë elektroda tokësore. Ky fenomen i levitacionit elektrostatik parandalon çdo dëmtim, duke zgjatur jetën e smartphone.” Nga ana tjetër dizajn na lejon të kemi çelsa më të besueshme për të monitoruar majat e tensionit, të tilla si ato të shkaktuara nga një tërmet i cili mund të rrezikojë sigurinë publike “, theksuan ekspertët.