Planetet ku mund te jetohet

Teknologji

Shpresat për gjetjen e një planeti tjetër në Galaktikën tonë, ku mund të jetohet, shtohen edhe më shumë. Sipas astronomëve, pjesa më e madhe e yjeve në Galaktikën “Udha e Qumështit” kanë planetë që rrotullohen rreth tyre, në të cilët mund të ndërtohet jeta e njeriut. Deri më tani, shkencëtarët kanë zbuluar tetë planetë që janë kandidatë për t’u cilësuar të banueshëm. Ata kanë përmasa të përafërta me të Tokës dhe që kanë një pozicion të tillë që të kenë temperatura të përshtatshme për zhvillimin e jetës. Mundësia e gjetjes së mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e jetës së njeriut është e madhe, duke menduar se në galaktikën tonë janë 100 miliardë yje.