Pse Apple u gjobit me 25 milion euro?

Teknologji

Gjiganti i pajisjeve teknologjike më të shitura në treg është gjobitur me 25 milionë euro. Apple mori këtë gjobë pasi akuzohet për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa i informuar konsumatorët.

Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se përdoruesit nuk ishin paralajmëruar. Mbikëqyrësi francez tha se pronarët e iPhone “nuk ishin të informuar se instalimi i përditësimeve të iOS (10.2.1 dhe 11.2) mund të ngadalësonte pajisjet e tyre”.

Si pjesë e marrëveshjes, Apple duhet të shfaqte një njoftim në faqen e tij në gjuhën frënge për një muaj. Ajo thotë se Apple “kreu krimin e praktikës mashtruese tregtare me anë të mosveprimit” dhe kishte pranuar të paguante gjobën.