Qetësohuni, mesazhet në Instagram tashmë janë të sigurta!

Teknologji

Vetëm pak ditë më parë Facebook bëri të ditur lajmin se projekti për bashkimin e WhatsApp, Messenger dhe Instagram në një sistem të vetëm komunikimi, sapo ka filluar të marrë jetë. Sipas një raporti të New York Times, gjiganti i medias sociale është duke punuar për të krijuar një platformë që të tre aplikacionet të mund të flasin njëra-tjetrën.

qa instagram 1104
Ideja e këtij projekti siç bëjnë me dije burime të ndryshme mediatike, ka të bëjë me faktin se aplikacionet do të mbeten të pavarur nga njëra-tjetra. Instagram ka 1 miliardë përdorues ndërsa WhatsApp 1.5 miliardë përdorues aktivë në ditë. Facebook do të sjellë një nivel të ri sigurie dhe privatësie për përdoruesit e Instagram. Gjithashtu bisedat në Facebook Messenger do të kodohen automatikisht.