Samsung “prezanton” Galaxy A9 Pro

Teknologji

samsung-ldquo-prezanton-rdquo-galaxy-a9-pro_hd.jpg

Ne kemi dëgjuar thashetheme të shumta në lidhje me modelin e ri të Samsung Galaxy A9 Pro për disa kohë dhe tani telefoni është publikuar në Bluetooth SIG.
Më herët ishte thënë se Samsung Galaxy A9 Pro do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel.

Karakteristikat e tjera të këtij modeli do të përfshijnë edhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 652 dhe 4GB RAM, si dhe 32GB memorie me kartelën microSD, e cila do të mund të zgjerohet deri në 128GB.

Samsung Galaxy A9 Pro vjen edhe me baterinë prej 4000 mAh, kamerën me 16MP, si dhe Android 6.0.1.

Ende nuk ka detaje për datën e lansimit të Galaxy A9 Pro, por pritet që pajisja së shpejti të debutojë në Kinë, e më pas edhe në vendet tjera.