Si ju duket ndryshimi i fundit i Instagram?

Teknologji

DM është mënyra më popullore e komunikimit. Deri dje, mund të dërgonim mesazhe në Instagram vetëm nga celulari, pasi ne kompjuter ky opsion nuk ishte i mundesuar. Dje, Instagram konfirmoi se po kryen testime që përdoruesit të mund ta përdorin DM edhe nga desktopi. Ky opsion aktualisht po përdoret nga numër i limituar përdoruesish, derisa ndryshimi të jetë i përfunduar.

Versioni i DM-ve të web-it do të jetë i njëjtë me atë që na shfaqet kur hapin Instagram-in nga smartphone-i.