Sipas studimeve, njerëzit kërkojnë në internet rreth 30 herë në javë për këto gjëra të përditshme

Teknologji

Nga një studim prej 2000 personash i bërë në Britani u zbulua se njerëzit konsultohen në internet rreth 30 herë në javë për pyetje të përditshme që kanë. Ndër gjërat më të kërkuara ishin si të rregullonin gjërat e prishura, vendodhje të vendeve dhe oraret kur janë të hapur disa dyqane specifike.

Gjatë karantinës, 1\3 e këtyre personave u shprehën që e kanë përdorur internetin më shumë se zakonisht. Tani ata ndjehen më të aftë në shumë gjëra, të cilat i kanë mësuar online. Rreth 46% e njerëzve thanë që ndjeheshin më mirë për të zgjidhur diçka duke kërkuar ndihmë online, se duke pyetur një profesionist. 3 nga 10 persona u shprehën që kjo gjë u ka kursyer para atyre. Falë internetit, njerëzit kanë filluar të jenë më të pavarur që pas karantinës.

Rreth 47% e njerëzve treguan që kanë përfituar aftësi të reja gjatë javëve të fundit duke kërkuar informacione në Google. Rreth 50% kanë rregulluar dicka në shtëpine e tyre, pa ndihmën e një personi profesionist. 6 nga 10 persona gjetën zgjidhje të shpejtë për një problem që kanë patur, ndërkohë që 28% arritën të zgjidhnin një argument falë kërkimit në internet.