Telefoni më inteligjent në botë

Teknologji

10941007 910953495582589 8477776870954424429 n

BOSS Phone është krijuar posaçërisht për siguri dhe privatësi, dhe ka të integruar sistemin operativ Android Lollipop me softuerin që siguron anonimitetin në internet.
Telefoni ka ekran 7 inç dhe është i pari që përdor veçorinë Onion Router, e cila lejon shfletimin anonim në internet. Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë mundësi që të ngarkojnë foto dhe video, të përdorin aplikacionet ose të dërgojnë mesazhe elektronike pa u shqetësuar se palët e treta do t’i përgjojnë.
David Briggs, krijuesi i telefonit BOSS, i erdhi ideja për krijimin e një pajisje të tillë pasi donte të ngarkonte në YouTube një video të dasmës së vëllait në Turqi, por nuk mundi sepse YouTube ishte bllokuar në atë kohë në këtë shtet. Qasja në YouTube ishte bllokuar pas shfaqjes së disa regjistrimeve të zyrtarëve turq duke diskutuar për Sirinë.