“Tring Safe Internet”; Platforma e cila ofron internet të shpejtë dhe të sigurt për këdo

Teknologji

Fëmijët janë vazhdimisht të pambrojtur nga interneti i pasigurt. Vetëm pak ditë më parë një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku një djalë 11 vjeçar ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, ku i vogli u kishte lënë një shënim prindërve ku thoshte se po ndiqte udhëzimet e një loje në intenet, për këtë arsye duhej të hidhej. Siç raportojnë mediat italiane, loja përfshin një personazh të quajtur Galindo, i cili targeton fëmijët online dhe i sfidon ata të realizojnë një sërë veprimesh të dëmshme. Ky rast nuk është i vetmi që vjen për shkak të lojërave të rrezikshme dhe përmbajtjeve të pakontrolluara që fëmijët ndeshen në internet, të cilat rezultojnë fatale. Për këtë arsye Tring ka krijuar platformën “Tring Safe Internet” për të ofruar internet të sigurt për këdo. Më anë të këtij shërbimi ju mund të krijoni një account individual ku të përcaktoni filtrat që dëshironi të mbani dhe nga se do të ruheni. Tring Safe Internet është konceptuar posaçërisht për të ndihmuar në krijimin e një bote viruale më të sigurt për të gjithë dhe ofron Mbrojtje nga Malware dhe Kontrollet Prindërore në saj të Filtrimit të përmbajtjes. Tring ju ofron internet të shpejtë dhe të sigurt.