Whatsapp nxjerr lajmërimin për të gjithë përdoruesit: Të dhënat tuaja mund të fshihen!

Teknologji

whatsapp
Aplikacioni më i përdorshëm nga të gjithë ‘WhatsApp’ ka realizuar një marrëveshje të rëndësishme me ‘Google’ me qëllim krijimin e një mundësie për të kopjuar të dhënat si ‘rezervë’. Kjo marrëveshje ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë përdoruesit lejohen të ruajnë të dhënat e tyre pa ndërhyrë në memorien 15 GB që ju është ofruar.

drive

Nga ana tjetër, ruajtja e këtyre materialeve mund të fshijë të dhënat e vjetra. Data 19 nëntor është edhe afati i fundit kur të gjithë përdoruesit duhet të kopjojnë llogarinë e tyre, përndryshe do të humbasin gjithçka. Sipas kësaj marrëveshjeje të gjitha materialet përfshi bisedat, fototgrafitë, videot etj, mund të ruhen në ‘Google’ por pa iu kushtuar hapësirë memorie në ‘Google Drive’.