Whatsapp vjen me super risi për këtë vit!

Teknologji

 

Gjatë vitit 2019 aplikacioni WhatsApp do të përditësohet me disa funksione të reja.
1.Kyçja përmes shenjave të gishtërinjve
Prej kohësh spekulohet për një sistem të kyçjes në aplikacion me shenjat e gishtërinjve. Sa herë që do të përpiqeni të hapni aplikacionin dhe të shikoni mesazhet në ekran do t’u kërkohet që të vendosni shenjën e gishtit. Ky funksion mund të çaktivizohet manualisht.
2.WhatsApp Dark Mode
Ky funksion do të jetë tepër i dobishëm gjatë bisedave në orët e vona të natës me miqtë dhe familjen tuaj. Automatikisht identifikon kur fikni dritat dhe kalon në faqe më të errët. Më së shumti nga ky funksion përfitojnë sytë tuaj.
3.Mesazhet audio
Ky funksion fantastik është i dobishëm për ata që komunikojnë shpesh me audio. Automatikisht do të luajë mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar ekzistuesi. Kështu nuk pse të shtypni mesazhin tjetër audio pasi të ketë përfunduar i pari.
4.Paraqitja e videove tek njoftimet
Ky funksion tregon një paraqitje të shkurtër të një video që mund tju kenë dërguar direkt nga paneli i njoftimeve. Kujtojmë se versionet aktuale të WhatsApp japin paraqitje vetëm të imazheve dhe GIF në panelin e njoftimeve. Funksioni vlen edhe për videot e YouTube. Gjithashtu mund të luani video direkt nga aplikacioni WhatsApp pa shkuar në aplikacionin YouTube.