Windows Phone 10 do të vijë tek gjithë telefonat Lumia WP8

Teknologji

windows-phone-10-do-t-euml-vij-euml-tek-gjith-euml-telefonat-lumia-wp8 hdSot, Microsoft ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë përdoruesit e telefonave mobil Lumia. Kompania ka njoftuar sot se të gjithë telefonat Lumia të bazuar në Windows Phone 8 do të kenë Windows 10 OS vitin e ardhshëm.
Versioni i ri i platformës mobile Windows do ta unifikojë sistemin e saj operativ Windows OS për ta bërë kompatibil me telefona, tablet dhe PC, vetëm përmes një instalimi. Windows 10 do të vijë vitin e ardhshëm, ndërsa tani është në përgatitje e sipër.

Është shumë lajm i mirë që Microsoft do ti përditësojë edhe telefonat e vjetër më shumë se tri vite me versionin më të fundit të Windows OS.