almedabadinv

Së shpejti në ekranin e Vizion Plus do të rikthehet një nga spektaklet më të bukura të kërcimit "Dancing with the stars". Ky edicion do të vijë në prezantimin e një nga figurave më të dashura për publikun shqiptar, ish Miss Shqipëria Almeda Abazi. Kështu, bukuroshja shqiptare do të largohet për pak kohë nga Turqia për tu vendosur në Tiranë.

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on

Herën e fundit Almedën e kemi parë në kopertinën e revistës Living në një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj dhe bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman. Ky nuk do të jetë spektakli i parë që Almeda prezanton ndaj jemi të sigurt se do të jetë një sukses i vërtetë. Bashkë me Almedën, ndoshta në Tiranë do të shohim edhe Tolgën një ditë!

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on