frindskaste

Jennifer Aniston ka festuar ditëlindjen e saj të 49-të. Të gjithë fansat e Friends, zakonisht mezi presin të tilla evente për të parë aktorët e tyre të preferuar së bashku përsëri. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur këtë herë. 10 vite në serial, i ka bërë ata të lidhen me njëri-tjetrin, por jo domosdoshmërisht të jenë kudo bashkë.

jennditelindje

Jennifer në ditëlindjen e saj ka vendosur të ftojë vetëm Courteney Cox, e cila luante rolin e Monica. Dy vajzat kanë treguar shpesh herë se janë mikesha të ngushta. Faktikisht, nuk është hera e parë që Aniston nuk fton miqtë e Friends në gëzimet e saj. Edhe në martesën e saj të dytë, ajo nuk ftoi asnjërin prej tyre në dasmë, gjë e cila pati një impakt shumë të keq tek fansat.

jennifer aniston courtney cox justin maid of honor at wedding ftr