duaritaaa
Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare të cilat po korrin sukses të jashtëzakonshëm. Me hitet e tyre, ato janë bërë pjesë e klasifikimeve botërore si dhe kanë rrëmbyer mjaft çmime. Por, siç dihet tashmë, dy vajzat nuk kanë një marrëdhënie aq të mirë me njëra-tjetrën.

dua

Madje, shpesh herë, kanë ironizuar në mënyrë indirekte njëra-tjerën në rrjete sociale. E tashmë, "ECHO Awards" i ka vënë ato përballë. Në 12 prill do të zhvillohet ceremonia e ndarjeve të çmimeve në Berlin, ku dy artistet janë nominuar për çmimin "Artistja më e mirë ndërkombëtare." Në të njejtën kategori është nominuar edhe Camila cabelo, Taylor Swift dhe Pink. Kush mendoni se mund të fitojë çmimin?