harryprinc

Nuk është një sekret! Meghan Markle dhe Princ Harry i kthyen të gjithë dhuratat që morën për dasmën e tyre. Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Shumë e thjeshtë, protokolli mbretëror. Sipas udhëzimeve zyrtare të oborrit britanik asnjë anëtar i familjes nuk mund të pranojë dhurata nga individë dhe biznese të panjohura. Ata duhet t'i refuzojnë kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës.
Megjithatë çifti ka arritur të mbajë vetëm një dhuratë, ndoshta më origjinalen që mund të merrnin ndonjëherë. Bëhet fjalë për dy koala të vogla, ende të palindura, që flenë në barkuan e mamasë së tyre në të Kopshtin Zoologjik të Tarongas, në Sidnei. Princi Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Australinë brenda këtij muaji, e sigurisht që nuk mund të mos takojnë dy bebet koala, që do të quhen dhe ata Harry e Meghan, të cilat do të lindin së shpejti.

baby koala clings to a leg