anxhelinaa12
Anxhelina Hadërgjonajt i paska lënë gjurmë lidhja me Fatmir Hysenbelliun. Të paktën këtë ka lënë ajo të kuptohet në një postim në Instagram, ku një fans e ka pyetur nëse ka qenë e lidhur me ndonjë mashkull shqiptar. Bukuroshja shqiptare e quan lidhjen me Fatmirin si më të rëndësishmen që ka pasur ndonjëherë.

anxhelina oni
“Lidhja ime më e rëndësishme dhe më e gjatë ka qenë me një shqiptar. Të jem 1000% e siqertë, unë nuk besoj te martesa. Thjesht dua të jem me dikë që më emocionon kur e shoh dhe më pëlqen të kaloj kohën. Dikë që kujdeset dhe është i sjellshëm”, shkruan Angelina.

anxhelina oni2