rita ora mtv
Në vitin 2017 këngëtares shqiptare Rita Ora ju besua për herë të parë prezantimi i një eventi të rëndësishëm muzikor siç ishte ‘MTV Europe Music Awards’. Duket se Rita ja ka dalë mësëmirë në këtë eksperiencë, pasi asaj i është besuar sërish roli i moderatores në një tjetër event të rëndësishëm siç është ‘MTV Video Music Awards 2018’.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Lajmin e ka dhënë vetë Rita nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, ku ndër të tjera theksohet se eventi do të mbahet ditën e hënë, në datën 20 gusht. ‘Shihemi të hënën’- ka shkruar Rita bashkangjitur fotos së posterit.