demi dasme
Wilmer Valderrama mbetet personi që e mbështet më shumë Demi Lovaton sa herë që ajo gjendet në vështirësi. Wilmer i ka qëndruar pranë këngëtares, sidomos ditët e fundit pas mbidozës që i rrezikoi jetën dhe ditëve të rehabilitimit. Ata kanë përjetuar një histori dashurie që zgjati gjashtë vite dhe përfundoi në vitin 2016, por ai mundohet që ta vizitojë dhe kontrollojë Demi-n sa më shpesh. Ndjenjat mes tyre asnjëherë nuk u shuan plotësisht.

demi wilmer

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Ace Showbiz” se ish i dashuri i saj është gati t’i propozojë për martesë pasi gjithmonë ka qenë i dashuruar me të edhe pse u ndanë rreth një viti më parë. “Ai e ka bërë atë prioritetin e tij tashmë dhe ata asnjëherë nuk i humbën ndjenjat. Edhe pse janë ndarë, kur personi që ti do kalon momente krize të tillë, ndjenjat e tua të vërteta dalin në pah. Ai është fiks, po aq i mirë njësoj siç Demi e ka përshkruar në intervistat e saj”,- është shprehur një burim.