ledri
Ledri Vula është përfolur gjithnjë për lidhjet e tij me femra të njohura të showbiz-it, por vajza e fundit që i ka rrëmbyer zemrën, nuk është aspak e famshme. Të gjithë ishim kuriozë ta njihnim dhe më në fund ajo u shfaq në ditëlindjen e 30-të të Ermal Fejzullahut.

ermal dtl

Festa u mbajt dje në Prishtinë në një organizim surprizë nga bashkëshortja e Ermalit, Ariana e cila kishte ftuar shumë personazhe të njohur të muzikës.Mes tyre nuk kishte se si të mungonte Ledri Vula, miku i tij me të cilin Ermali ka edhe një varg bashkëpunimesh muzikore. Ledri ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Sara e cila duket mjaft elegante e veshur me një fustan të zi pas trupit.

ledri sara