irma sardi
DJ Sardi është një nga më të njohurit në Shqipëri, madje dhe i kërkuar nga shumë klube. Prej shumë vitesh në skenë ai ka krijuar rrymën e tij muzikore, e cila e specifikon dhe e bën të dallohet nga të tjerët. Por për të arritur deri këtu atij i është dashur të punojë fort dhe ndonjëherë edhe pa dëshirën e tij.

42194217 700418917002116 1631287536036872192 n

Në një foto të publikuar së fundmi këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Irma Libohova shfaqet krahas Sardit dhe në momente nostalgjie i kujton Sardit fëmijërinë. “Sardi si rrije me orë të tëra tek piano duke studiuar? Çfarë do i thuash mamit sot që të mbyllte tek dhoma dhe ne rrinim tek dhoma dhe qepnim rroba e pinim kafe? Nostalgji pa fund o yll i bukur. Sakrificat e mamit dhe të babit kanë këtë produkt që ti je sot”,- shkruan Irma.