mehmii

Aktori i njohur turk Mehmet Gunsur ka humbur babain e tij, Teoman Gunsur. Ai është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Prej disa kohësh, Mehmet është midis Romës dhe Stambollit. Ai është martuar në 2006 me regjisoren Katerina Mangoi dhe kanë 3 fëmijë. Ata janë zhvendosur për të jetuar në Romë por Stambolli ishte ai që e mbante aktorin të lidhur me familjen e tij.

"120 fluturime kam kryer për një vit nga Roma në Stamboll" - do të shprehej aktori kohë më parë.

Mehmet Gunsur ka interpretuar në disa filma dhe seriale. Ai njihet gjithashtu si model.