mehhankte.jpg

‘’Beteja’’ për të qenë në qendër të vëmendjes nuk ka kursyer as dy prej pjesëtareve më të komentuara, të familjes mbretërore britanike: kunatat e famshme Kate Middleton dhe Meghan. Emrat e dukeshës së Cambridge dhe asaj të Sussex-it janë vazhdimisht pjesë e web-it dhe tabloidëve më në zë në botë, dhe jo gjithmonë për motivin që do të dëshironim. Prej disa kohësh, qarkullojnë lajmet se marrëdhënia mes tyre është e tensionuar, dhe se Meghan ka vendosur të largohet nga pallati i Kensington-it për të qenë sa më larg princit William dhe Kate. Madje sipas zërave të brendshëm, kjo gjë po ndikon edhe në distancimin e dy vëllezërve. Por pavarësisht të gjithave, të katërt u shfaqën të martën e 25 dhjetorit para mijëra qytetarëve, në parakalimin e përvitshëm të Krishtlindjes.
Por pavarësisht se Meghan dhe Kate u përpoqën të tregonin se çdo gjë shkonte mirë mes tyre, jo gjithçka ishte ashtu si dukej. Në një prononcim për ‘’Daily Mail’’, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James, njëherazi autore e ‘’The Body Language Bible’’, tregoi se situata mes të dyjave ishte shumë e tensionuar dhe false.

Kate-Middleton-Meghan-Markle-Christmas-Service-2018.jpg

“Meghan Markle dhe Kate Middleton u shfaqën të buzëqeshura duke ecur në krah të njëra-tjetrës ditën e djeshme, por ky qëndrim nuk ishte aspak i natyrshëm. Përkundrazi ishin aq të shtiruara sa na kujtuan gjuhën e trupit të politikanëve. E njëjta gjë ndodh edhe me krerët e shteteve kur duan të tregojnë një shenjë solidariteti me personat që janë pranë. Kate ka ngritur dorën e majtë në të njëjtën kohë me Meghan dhe kjo tregon se po përpiqen të duken sikur po realizojnë një bisedë. Duket se po aktrojnë bukur. Zakonisht, Kate ka një buzëqeshje klasike perfekte. Këtu ajo nuk e kupton se çfarë po ndodh. Duket sikur po mundohen të bëjnë një shaka për të treguar se janë mikesha.” – u shpreh ajo.