dasmajusin.jpg


Që në momentin kur Justin Bieber dhe Haily Baldwin u shpërngulën përkohësisht në Kanada që të shijonin disa pushime të lumtura, nuk po qarkullojnë më foto të tyre të përqafuar ose duke u puthur.. Por me çfarë janë duke u marrë ata këto kohë? Epo mesa duket sapo kanë shtyrë sërish ceremoninë e martesës së tyre.
Sipas një burimi çifti Bieber ka qenë duke e planifikuar ceremoninë fetare ku të pranishëm do jenë familjet dhe miqtë e tyre më të afërt, që në Shtator kur nënshkruan dokumentat e martesës. Madje pati disa fjalë që thonin se do të zhvillohej në fillim të Janarit, por ata ende nuk janë gati për të qëndruar përpara priftit e të shkëmbejnë unazat.
“Justin dhe Haily duan ta bëjnë ceremoninë sa më shpejtë por nuk kanë mundur ta organizojnë pasi njerëzit e afërt me ta janë shumë të zënë dhe nuk kanë mundur të gjejnë një datë kur të gjithë mund të vijnë”,-është shprehur burimi.
Kështu që është vetëm një pengesë e vogël dhe këngëtari me modelen janë më të lumtur se kurrë, gati për tu betuar për lidhjen e tyre edhe përpara zotit.

justin-bieber-hailey-baldwin-promo.jpg