fytyrahenner.jpg


Persona të famshëm që në sytë tanë vijnë perfekt, mund të kenë shumë probleme me jetën e tyre personale. Nëse mendoni se Kendall ka të drejtë edhe nëse ndihet se është më e bukura në botë, kjo nuk ndodh asnjëherë. Në intervistën e saj të fundit, modelja ka folur rreth problemeve serioze të lëkurës së saj. Në moshën 14-vjeçare aknet kishin ‘pushtuar’ fytyrën e modeles dhe kjo gjë e bëri Kendall të humbte vetëbesimin dhe të kishte ‘zili’ motrat e saj me lëkurë të pastër dhe të bukur.
“Motrat e mia kishin lëkurë vërtet të bukur, dhe kjo ishte e vështirë për t’u parë nga një vajzë e re. Kur isha shumë e vogël, admiroja motrat e mia që ishin të bukura dhe kishin lëkurë të mrekullueshme. Mendoja: “Cfarë po më ndodh? Pse mua? Ju jeni të gjithë të mrekullueshëm dhe unë duhet të vuaj.”- u shpreh Kendall.
Por njëkohësisht, ishtë pikërisht familja që e ndihmoi ta kalonte këtë vështirësi duke i ndenjur gjithnjë në krahë. Ajo tregon se plot herë ato qanin bashkë me të, kur ndihej e shqetësuar për aknet. Modelingu e ndihmoi akoma më shumë, pavarësisht presionit të shtuar për t’u dukur gjithnjë në formë.
Kendall del në përfundimin se në fund të ditës, marrëdhëniet dhe njerëzit me të cilët rrethohemi janë ata që kanë rëndësi”
“Nëse nuk do të kisha njerëz të mirë rrotull, miqtë dhe familjen, nuk do të kisha vetëbesimin që të fshija gjërat e së shkuarës dhe t’i lija pas.”

kendaldcl2.jpg