meryem cig
Ka mjaftuar vetëm një postim në Instgram, që fansat të vërshonin me kritika nga më të ndryshmet për aktoren e njohur Meryem Uzerli. Në foto, ajo shfaqet duke pirë një cigare, e cila ndoshta është bërë edhe thjesht për efekt artistik duke qenë se fotoja ishte pjesë e një seti profesional.

resim 170501DO

Mirëpo, fansave nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe mendojnë se Meryem nuk duhet të japë këtë shembull. Mbi të gjitha, ajo është vetë mama dhe kështu nuk i mëson asgjë të mirë vajzës së saj. Këto ishin vetëm disa nga mendimet e tyre, ku duhet thënë se pjesa më e madhe e gjykojnë tashmë Meryem si një mama jo fort të mirë, thjesht prej një postimi.