skivi

Tashmë është bërë virale sfida e famshme “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 vite më parë. Kësaj sfide u janë përgjigjur shumë prej personazheve të famshme publike, të cilët kanë bërë krahasimin e fotografive të sotme, me ato që kanë realizuar një dekadë më parë. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Skivi, i cili ka publikuar një fotografi të 10 viteve më parë në profiling e tij në Instagram. Bëhet fjalë për kohën kur ai ishte pjesëtar i grupit “Skillz”, bashkë me Ledri Vulën. 

skillz

Në fotografinë e publikuar, Skivi shfaqet pranë artistit nga Shqipëria, Stine, me të cilin në atë kohë kanë pasur një bashkëpunim shumë të suksesshëm të titulluar “Ndaloje vrapin”. Nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, të cilët gjithashtu kanë ndjerë nostalgji për atë kohë. Është përfolur muajve të fundit për një rikthim të mundshëm të grupit “Skillz”, gjë e cila mbetet për tu parë…