nusjakast
Seriali "Nusja nga Stambolli" është një ndër produksionet e preferuara jo vetëm të teleshikuesve shqiptarë. Ndërsa ne presim datën 8 shkurt për rifillimin e këtij seriali në orën 21:00 në Jolly HD, në sezonin e tij të tretë, duket se edhe fansat në mbarë botën mezi po e presin rikthimin e tij. Këtë fakt e ka bërë të ditur një gazetare shumë e njohur në Izrael, e cila ka shkruajtur se "Izraeli është bërë i varur nga seriali".

ozcan deniz 9177 b

Fanset e admirojnë Ozcan Deniz dhe presin me padurim rishfaqjen e tij në ekran. "Turqit rikthehen dhe marrin zemrën e gjithë popullit në Izrael," ka qenë një ndër fjalitë e shkrimit të saj. Gjithashtu, duke parë popullaritetin e madh të serialit në këtë vend, Ozcan Deniz do të bëjë një tur aty, ku do të takojë fansat, do të vizitojë vendin dhe sigurisht do të japë intervista në disa prej revistat dhe programet më të njohura në Izrael.