brad 2
Gjëja që më pak prisnim në këto momente ishte që Brad Pitt të shfaqej në festën e ditëlindjes së gruas së parë, Jennifer Aniston. Aniston mbush 50 vjeç dhe organizoi një festë në Los Angeles, ku kishte shumë të ftuar VIP si: Katy Perry, Orlando Bloom, Ellen DeGeneres, Gwyneth Paltrow, George and Amal Clooney, Sandra Bullock, Cindy Crawford, Kate Hudson etj.

brad

Pra duket se rrethi i saj shoqëror është tepër i madh, por nuk e dinim se Pitt ishte ende pjesë e tij. Ai u fotografua teksa hynte në lokal paksa fshehurazi, veshur me një kapele. Sigurisht që nuk donte vëmendje, por syve të medias nuk i shpëton dot. Tashmë shumë pyetje lindin: pas divorcit me Angelina Jolie mos janë bërë sërish miq, a ka ndonjë mundësi që ata të rikthehen bashkë? Rikujtojmë që Pitt dhe Aniston u martuan në vitin 2000, por pas 5 vjetësh lajmëruan divorcin.

jenn