kresha new
Mc Kresha është një ndër reperët më të dëgjuar e më të suksesshëm i trojeve shqiptare. Ai së bashku me artistët e labelit P.I.N.T së shpejti do të lanccojnë albumin e ri “United States of Albania”.Nëse e keni vënë re, në albumet e tij nuk ka asnjëherë bashkëpunime me repere femra dhe as në të radhës nuk do të ketë.

720

“Tradita vazhdon. Në albumet tona s’ka kurrë femra mysafire dhe besoj do më thuash “pse” kështu që po të tregoj vetë. Arsyeja kryesore është që ne na harxhojnë bashkëpunimet duke na ftuar kolegët dhe në albumet tona nuk na mbetet të ftojmë dikë, kështu që zakonisht i bëjmë vetëm. Meqë është rap, e bëjmë për qejfin tonë dhe për qejfin e asaj që e kemi nisur si traditë. “- është shprehur MC Kresha. Albumi do të ketë 2 edicione: një me fjalor të censuruar dhe një të pacensuruar. Kështu ata janë të kujdesshëm ndaj fansave që i ndjekin.