meryem mohamed
Meryem Uzerli momentalisht ndodhet në Gjermani. Aktorja ka udhëtuar drejt Berlint për të qenë pjesë e festivali të filmit. Sigurisht, aty do të takohej me shumë kolegë e miq, por vetëm njëri prej tyre duket se fitoi komplet vëmendjen e saj. Bëhet fjalë për producentin Mohammed Al Turki, një emër tepër i njohur në kinematografi, i cili rastis të jetë edhe një mik i aktores që prej vitit 2016.

meryem uzerl 104217MO

Por, teksa shihni fotot e tyre, nuk u duket se ndoshta ka diçka më tepër sesa thjesht miqësi? Që të dy nuk janë rezervuar aspak të ndajnë momentet e bukura të kaluara së bashku, ku në pamje të parë të japin direkt përshtypjen e një çifti të dashuruar. Të dy kanë shprehur vlerësimin dhe dashamirësinë kundrejt njëri-tjetrit dhe kanë treguar shumë qartë se këto ditë në Berlin do të jenë të pandarë. Gjithsesi, ne jemi në pritje të një konfirmimi nga ana e tyre, nëse ky është fillimi i një historie të bukur dashurie.

meryem uzerl 104217ZU