elvana poo

Pas disa muajve pa asnjë postim dhe dalje publike, duket se Elvana Gjata do të rikthehet sërisht tek publiku.  Në datë 17 shkurt pritet të bëhet një koncert me dyer të mbyllura në Kosovë. Eventi organizohet nga bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj për të festuar kështu Ditën e Pavarësisë. 

ftesa

Në ftesë jepen detaje për kodin e veshjes i cili është formal dhe ku të ftuarit do të shijojnë pije, ushqim dhe muzikë të mirë. Konceri pritet të fillojë në orën 20:30 ku pritet të performojë vetëm këngëtarja Elvana Gjata.