hilton chris
Paris Hilton dhe i fejuari i saj Chris Zylka i dhanë fund fejesës së tyre disa kohë më parë. Në një intervistë të dhënë 33 vjeçari tha se e vetjma gjë që dëshironte është që Paris të ndihej mirë dhe të ishte e lumtur. Ai gjithashtu pohoi se pavarësisht se janë shumë të zënë me punë vazhdojnë të mbajnë kontakte me njëri-tjetrin.  Por Chris nuk e la me kaq deklaratën e tij. Jemi në prag Shën Valentini dhe Chris nuk ngurroi të shprehte dashurinë që kishte për të.

paris3

Ai gjithashtu tha se edhe pse janë të ndarë vazhdojnë t'a duan sërisht njëri-tjetrin dhe mbase do e duan deri në vdekje por ndonjëherë nuk është koha e duhur. “Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte sa më shumë të mundemi, pasi të dy jemi të zënë duke punuar. E ndjej që ende vazhdojmë ta duam njëri-tjetrin deri në vdekje, por thjesht nuk ishte koha e duhur. Gjërat ose do funksionojnë, ose jo, por ne kemi qenë miq të ngushtë për 3 vjet dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë”