george megh
Pak ditë më parë në të gjitha mediat e huaja u publikua një letër, të cilën Meghan Markle ja kishte drejtuar babait të saj. Dukesha i kërkonte që ta linte të qetë dhe shkruante se fjalët e tij i kishin copëtuar zemrën në miliona copa. Së fundmi një nga miqtë më të mirë të Meghan Markle dhe Princit Harry, aktori George Clooney, ka vendos të flasë për publikimin e kësaj letre private.

meghan markle high bun t

Sipas burimeve të ‘People’ dhe ‘Hello’ në një panel gazetarësh në Los Angeles, George ka thënë se Meghan po bezdiset shumë, sepse të gjitha mediat po merren shumë me jetën e saj. “Po e arrijnë Meghan Markle në çdo gjë. Ajo është bezdisur dhe përgojuar. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet njësoj si Princeshë Diana. Po përsëritet historia”, – ka thënë ai. Gjithashtu Clooney ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë kumbari i fëmijës së Meghan dhe Harry, pavarësisht se është miku më i mirë i tyre.