almeda tolga
Ditën e sotme bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka ditëlindjen. Ajo feston 27 vjetorin e lindjes dhe në një ditë si kjo nuk mund të mungonin urimet nga fansat dhe të afërmit e saj. Urimin më të veçantë modelja e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayusman, i cili ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij dhe mbi të shkruan disa fjalë mjaft të ëmbla.

52005796 526147611206467 1653127766859579392 n

“E mira dhe e bukura ime. Uroj që dashuria të të ndjekë pas në të gjitha vitet e tjera të jetës tënde,” shkruan Tolgahan.Aktori nuk ka harruar t’i dedikojë Almedës edhe dy fjalë shqip. Në fund të fjalisë ai shkruan “Të dua shumë”. Kujtojmë se çifti i njohur shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë. Në jetë do të vijë një vogëlush, të cilit do i vendosin emrin Efehan.